Bota

Ushtria turke sulme ajrore në veri të Irakut, 4 të vrarë

Ushtria turke kreu sulme ajrore në rajonin Avasin Basyan, në veri të Irakut. Autoritetet turke njoftojnë për 4 militantë kurdë të vrarë. Kohët e fundit, Ankaraja ka intensifikuar sulmet ajrore kundër bazave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Shënjestër kryesore e ofensivës turke janë malet Qandil, ku ka prezencë të shtuar të kurdëve.