Aktualitet Rajoni

EMRAT/ Tre shqiptarë të vrarë dhe 3 të plagosur, momenti i përplasjes me armë në Athinë (VIDEO)

Zbardhet ngjarja në Athinë, ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë ndërsa u plagosën tre persona të tjerë mes të cilëve dy efektivë të policisë greke. Sipas policisë fillimisht ka qenë një përplasje në një rrugë kryesore të kryeqytetit grek ku mbeti i vrarë një i ri me motor.

Babai i viktimës ka ndjekur motorin e djalit të tij në vendngjarje dhe ka qëlluar drejt makinës Benz Mercedes me targa shqiptare që i vranë të birin, duke lënë gjithashtu të vdekur një prej tyre.

Më pas udhëtari i Benzit ka dalë dhe ka grabitur një Toyota por rrugës është përballur me patrullë të policisë greke. Mes dy makinave ka pasur shkëmbime zjarri, dy efektivë mbetën të plagosur, ndërsa u vra dhe autori.

Identiteti i viktimave është bërë publik mes inicialeve, ndërsa paraprakisht mendohet se përplasja e përgjakshme në kryeqytetin grek Athinë ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Të dhënat nga Policia greke:

Disa persona të cilët udhëtonin me një automjet me targa të markës Mercedes me targa shqiptare,u përleshën me drejtuesin e një motorçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Në vend u gjend babai i drejtuesit të morçikletës,i cili ndoqi Mercedesin me një automjet Audi dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër udhetar i Mercedesit tentoi të largohet me vrap,por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej në Mercedes, mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë të markës Toyota.

Dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.

E mbërritur në vendngjarje, policia nisi të kërkojë Toyotën dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjien Ajos Anargjiros.

Policia i bëri thirje të dorëzohet,por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë.

Prej përleshjes se armatosur mbeti i vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë,por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në Kato Patisia prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në Ajo Anargjirus.

Policia po punon për zbardhjen e rrethana të ngjarjes.