Love & Sex Sex

6 pozicione seksi për të shmangur kontaktin fizik këto ditë të nxehta vere!

Vera mund të jetë absolutisht më e keqja për të bërë seks. Është nxehtë, mes trupave krijohet një ndjesi ngjitëse dhe prekja me dikë njeri tjetër mund të duket ideja më e keqe. Por nëse jeni humor për të kryer marrëdhënie apo nuk po i rezistoni dot tundimit me pak kreativitet, ka shumë pozicione seksi për verën që minimizojnë kontaktin trupor.

Nëse nuk keni një pishinë private, ja disa pozicione të thjeshta seksi për këto ditë të nxehta vere, sepse po ju flasim sinqerisht, kush mund të bëjë akrobaci në këtë vapë?

1. ‘Doggy style’

Për të minimizuar kontaktin trupor dhe për të krijuar një kënd sa më të mirë për penetrim, merrni parasysh këtë pozicion duke lënë partnerin të marrë në dorë situatën.

2. Seks në dush

Mirë, seksi në dush mund të jetë i diskutueshëm, pasi shumica prej nesh nuk kanë dushe luksoze të stilit Hollywood-ian dhe për pasojë nuk mund të jemi mjaft komod apo të kemi shumë hapësirë. Por ka një mënyrë më të thjeshtë. Pasi të hyni në dush pas një shëtitjeje të gjatë dhe jeni të djersitur, lahuni në ujë të ftohtë dhe kryeni marrëdhënie në këmbë. Thjesht kujdes mos rrëshqisni.

3.Masturbohuni me njëri-tjetrin

Nëse jeni shumë të djersitur sa duhet të ndiheni më shumë me partnerin/en përpara se të mund të bëni kontakt fizik, thjesht bëni paralojë. Masturbimi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të thyer akullin për t’i treguar partnerit teknikat tuaja të preferuara për t’i përdorur në të ardhmen.

4. Një pozicion klasik ’69’

Quhet pozicion klasik për një arsye. ’69’ është ndoshta pozicioni më i mirë i seksit gjatë verës, sepse nuk keni pse të prekni asgjë tjetër përveç zonës me të cilën po punoni. Dhe dikush po ju jep oral, që është një ndjenjë e shtuar kënaqësie. Për të minimizuar pjesën e “punës” së kësaj (dhe kështu, për të ulur rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit), të dy duhet të shtriheni në anët tuaja.

5. Gjeni vendin e duhur

Nëse mundeni, provoni të uleni në një banak të ftohtë ose në makinën larëse (mund të jetë ndezur ose fikur). Partneri juaj duhet të qëndrojë dhe të depërtojë tek ju ose të zbresë poshtë. Ju  do të keni një sipërfaqe të ftohtë në të ndenjurat tuaja për të rregulluar temperaturën e trupit. Dhe ndoshta herën tjetër, mund të ndërroni rolet.

6. Vajza qëndron lart

Ndonjëherë qëndrimi mbi partnerin është mënyra për të minimizuar bashkimin trup më trup. Ju mund të uleni mbi të dhe të bëni gjithçka që dëshironi të bëni.

Në fund të fundit, seksi në verë është si seksi në çdo kohë tjetër të vitit. Thjesht me më shumë djersitje…