Celebrities Gossip Showbiz

A ishte i lidhur me Zazën kur hyri në “BBV2”? Krist Aliaj sqaron të vërtetën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Kristi foli në lidhje me vajzën që la jashtë në momentin që u fut në shtëpinë e Big Brother. Ai u shpreh se marrëdhënien me të e kuptoi më shumë pasi hyri në shtëpi, dhe në ditën e “Shën Valentinit”.

Mbaj mend qe ishte 14 shkurt dhe nuk kisha çfarë të shkruaja, u ndjeva shumë i mërzitur. Atë ditë e kuptova. Besoj çdo gjë është mbyll dhe më mirë që u mbyll… u mbyll në mënyrën e duhur. Isha i sinqertë me ndjenjat e mia, nuk luajta…

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi ditën e djeshme nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe ka të bëjë pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në Instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre. Kënga është titulluar ”Dy shotsa”, me sa duket Luizi po rikthehet në industrinë e muzikës sikur të mos e kishte lënë mënjanë kurrë.