Celebrities Live From Tirana

A ka pëlqim Kiara për Luizin? Për këtë e shumë të tjera moderatorja Liesa Haxhiasllani flet në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Liesa Haxhiasllani. Liesa njihet nga publiku edhe për shoqërinë e ngushtë që ka me Kiara Titon, banoren e edicionit të dytë të “BBV”. Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku Luizi shihet teksa i hidhet sipër Kiarës dhe ky gjest është komentuar nga disa persona si i pahijshëm. Zbuloni më shume duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket dyshes më të komentuar të këtij edicioni të “BBV”, Kiara-Luiz, si e përcepton Liesa këtë marrëdhënie të tyre?

Luizin e kam parë që ka pëlqim, nuk po them ndjenja. I shkon nga pas dhe i qëndron afër. Është kthyer së fundmi në obsesion pëlqimi i tij edhe pasi Kiara i ka kërkuar hapësirë. Djemtë fiksohen më tepër kur një vajzë i refuzon. Pëlqimi ka nisur nga Luizi dhe kjo gjë është e pashmangshme sepse Kiara është shumë simptatike. Kiara nuk më është dukur se ka pasur interes më shumë se shok, ia ka bërë të qartë që e sheh si të tillë pastaj si e ka përkthyer Luizi e di vet ai. Duke e njohur Kiarën nuk më është dukur që ka dhënë sinjale, nuk ka vendosur limite por kjo është karakteri i saj. Ajo ia ka shpejfguar, i ka thënë të shoh si shok dhe duket sikur ai nuk do ta kuptojë atë se çfarë i thotë Kiara. Njerëzit duan ta shofin çift me Luizin. Di të them që në Instagramin e Kiarës po bëhet nami.

Sa do e ndihmojnë njëri-tjetrin në lojë Kiara dhe Luizi?

Dyshet ecin në “BBV”, por nuk është se kemi parë fitues një çift, ka qenë vetëm një person. E ndihmon në lojë por mendoj që jo në finale.

Si i duket Luizi Liesës si lojtar?

Është djalë i shakthët, energjik, nuk e mohoj. Luizi ka impakt pozitiv të madh jashtë, njerëzit e mbështesin dhe e shohin si fitues.

Çfarë këshille do t’i jepte Liesa Kiarës nëse do t’i jepej mundësia?

Do t’i thoja që vazhdo kështu sepse po e bën mirë. Kaq mendoj se do i thoja në këtë pikë të lojës.