Celebrities Gossip Showbiz

A ndikoi mbështetja e Luizit në fitoren e Benet Becit në Shkodër?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Gjithashtu Luizi ka treguar edhe për përkrahjen e tij për  kandidatin socialist për kryetar bashkie në Shkodër, Benet Beci, i cili fitoi mandatin, por pas rezultatit diksutimi që lindi ishte se sa kishte ndikuar mbështetja e Luizit për këtë kandidat.

Unë nuk i kam thënë gjë që Benet Beci e fitoi Shkodrën prej meje. Zv.minsitri Besart Kadia ishte me mua tek ashensori, këtu në Top, dhe ai më tha mua që Beneti e ka fituar. Më tha ‘ Urime, ta bëjmë një foto’. I thashë mos e posto, se po e postove bëhesh ministër. Unë po ta them që Beneti ka qenë ndikim i joti. Më tha diçka për PS, por unë vlerësoj njeriun. Ai burrë, është njeriu që më ka mbështetur.

Luizi ka treguar gjithashtu edhe pak nga marrëdhënien e tij me Kiarën dhe të vërtetën e bashkëjetesës së tij.