Auto & Moto

Abuzim ndaj punëtorëve me ngjyrë, paditet Tesla!

15 ish-punëtorë si edhe punëtorë aktual me ngjyrë të Tesla, kanë ngritur një padi ndaj prodhuesit të makinave elektrike së fundmi duke pretenduar se ata ishin subjekt i abuzimeve racore dhe ngacmimit në fabrikat e kompanisë. Sipas një padie të ngritur në një gjykatë të Kalifornisë, punëtorët thanë se në baza ditore ata ishin subjekt i komenteve fyese racore dhe sjelljes së pahijshme nga kolegët e tyre, menaxherët dhe punëtorët e resurseve humane.

Disa nga paditësit thanë se ishin caktuar si punëtorë në pozitat ku kërkohej punë fizike dhe se radha e tyre për ngritje në detyrë kalohej nga drejtuesit e fabrikave. Thuhet se Montieco Justice, një bashkëpunëtor i prodhimit të njërit nga paditësit tek fabrika e Teslas në Fermont, u ul menjëherë në pozitë pas rikthimit në punë, pasi ai kishte marrë një leje të autorizuar për mungesë në punë pasi ishte prekur me COVID-19.

Tesla nuk u përgjigj në kërkesën e Reuters për komente në lidhje me këtë. Prodhuesi i makinave po përballet me të paktën 10 padi ku pretendohet që ka përhapje të diskriminimit racor dhe ngacmimeve seksuale, duke përfshirë këtu edhe një padi nga një agjenci për të drejta civile nga Kalifornia. Nga kompania kishin mohuar disa akuza të mëhershme, duke thënë se si kompani kanë politika të cilat parandalojnë dhe trajtojnë sjelljen e pahijshme brenda vendit të punës.

Edhe pse shumë do të donin të punonin për Tesla-n, sindikata gjermane pretendon se pagat në kompanitë konkurruese janë rreth 20% më të larta. Kur Tesla filloi prodhimin e automjeteve të saj në Gigafactory Berlin të sapohapur këtë vit, ajo punësoi 3,000 njerëz dhe më pas u njoftua se do të punësonte mijëra punëtorë të rinj në muajt e ardhshëm. Mirëpo, idetë e pronarit, Elon Musk nuk po shkojnë sipas planit, ndaj në rrjet ka kohë që qarkullon informacione se Tesla ka probleme me punësimin në fabrikën e re.