Auto & Moto

Tesla vijon të haset me probleme, i mungon fuqia punëtore në Gjermani!

Edhe pse shumë do të donin të punonin për Tesla-n, sindikata gjermane pretendon se pagat në kompanitë konkurruese janë rreth 20% më të larta. Kur Tesla filloi prodhimin e automjeteve të saj në Gigafactory Berlin të sapohapur këtë vit, ajo punësoi 3,000 njerëz dhe më pas u njoftua se do të punësonte mijëra punëtorë të rinj në muajt e ardhshëm. Mirëpo, idetë e pronarit, Elon Musk nuk po shkojnë sipas planit, ndaj në rrjet ka kohë që qarkullon informacione se Tesla ka probleme me punësimin në fabrikën e re.

Paga e ulët është një nga arsyet e mungesës së fuqisë punëtore në fabrikën gjermane. Kështu pohojnë raportimet e fundit të mediave që janë transmetuar në Business Insider dhe të cilat bazohen në informacione nga sindikata më e madhe gjermane, IG Metall. Sipas këtyre informacioneve, shumë punëtorë ishin të interesuar për një punë në Tesla dhe do të dëshironin të ndryshonin punën e tyre aktuale për të punuar në Gigafactory, por në fund ata hoqën dorë sepse do të vinin në një pozicion të ri pune ku paga e tyre do të ishte më e ulët.

Punonjësit në fabrikën e Tesla-s në Berlin janë ankuar tashmë për problemet me pagat e sindikatave dhe përderisa u mungojnë punëtorët në Gjermani, mund të presim largime nga puna në fabrika të tjera. Përkatësisht, për shkak të kësaj situate, Elon Musk së fundmi tha se dëshiron të shkurtojë deri në 10% vendet e punës në kompani. Shkurtimi, llogarit ‘Reuters’, mund të jetë rreth 10 mijë punëtorë. Për momentin Tesla, e cila ka fabrika në SHBA, Kinë dhe Berlin, punëson 99.290 punonjës. Mesazhi vjen dy ditë pas komunikimit kundër punës në distancë të Elon Musk, sipas të cilit:

Kushdo që dëshiron të punojë në distancë duhet të jetë në zyrë për një minimum 40 orë në javë ose të largohet nga Tesla.