Celebrities Gossip Music Showbiz

Adele fiton shumën marramendëse në vetëm një vit pas publikimit të albumit të saj “30”!

Adele ka fituar më shumë se 28 milionë £ brenda një vit nga dy kompanitë e saj muzikore. Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja e hitit “Someone Like You”, kishte të ardhura të mëdha këtë vit kur edhe publikoi albumin e saj të rikthimit në skenë “30”.

Përveç kësaj, ‘Melted Stone Ltd’, e cila u formua në prill të vitit 2008, fitoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej gati 20 milionë £. Adele është drejtoresha dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie. Kjo vjen pasi këngëtarja udhëhoqi nominimet për BRIT Awards 2022, me gjithsej katër të tilla.

2021 ka qenë një vit i favorshëm për yllin që u rikthye në krye të top-listave në fillim të këtij viti me hitin “Easy On Me”, ‘single’-i i saj i parë që nga viti 2016. Adele gjithashtu pritet të fitojë mesatarisht më shumë se dy milionë dollarë në shfaqje në koncertin e saj të ardhshëm në Las Vegas, “Weekends With Adele”.

Thuhet se Adele ka realizuar shitje të biletave prej më shumë se 2 milionë dollarë për shfaqje për rezidencën e saj të ardhshme në Las Vegas. Së fundmi u njoftua se 33-vjeçarja do të performonte dy shfaqje çdo fundjavë nga 21 janari deri më 16 prill në Koloseun në hotelin “Caesars Palace” vitin e ardhshëm.

Biletat dolën në shitje në fillim të kësaj jave dhe të 24 datat thuhet se janë shitur, siç raportohet nga Sun, me më shumë se 98,000 bileta thuhet se janë shitur për rezidencën e Adele. Sipas Billboard, kantautorja vlerësohet të ketë gjeneruar më shumë se 50 milionë dollarë nga shitjet e biletave, që thuhet se mesatarisht është më shumë se 2 milionë dollarë për shfaqje.

Rikujtojmë se, Adele pranoi se kishte vështirësi me reagimin negativ të disa fansave ndaj saj duke folur kaq hapur për divorcin e saj dhe duke bërë një album të tërë për dhimbjen e saj. 33-vjeçarja tha se pyeti “pse nuk më pëlqejnë mua”, pasi pa komente të ashpra për intervistat e saj. Adele dhe ish-bashkëshorti i saj Simon konfirmuan se ata po bënin kërkesë për divorc në vitin 2019 dhe tani janë prindër të ndarë për djalin e tyre Angelo. Këngëtarja tha se fillimisht e mbajti të fshehtë lidhjen e saj të re me agjentin sportiv Rich Paul sepse donte të mbante diçka për veten.