Adele do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin e ri të regjisorit dhe stilistit të njohur Tom Ford, duke hyrë kështu në një kapitull të ri të karrierës së saj artistike.
Sipas raportimeve të “Deadline”, këngëtarja 37-vjeçare do të luajë në “Cry To Heaven”, një adaptim të romanit historik të “Anne Rice” të vitit 1982.
Filmi pritet të nisë xhirimet në janar në Londër dhe Romë, ndërsa publikimi i tij është planifikuar për fundin e vitit 2026.
Në këtë projekt ambicioz, Adele do të ndajnë ekranin me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, përfshirë Owen Cooper, Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Thandiwe Newton, Colin Firth, Hunter Schafer, George MacKay, Daryl McCormack, Ciarán Hinds dhe Paul Bettany.
Ky do të jetë filmi i tretë artistik i Tom Ford dhe njëkohësisht rikthimi i tij në regji pas gati një dekade.
“Cry To Heaven” sjell një histori dramatike që zhvillohet në Italinë e shekullit të 18-të, duke ndjekur jetën dhe pasionet e dy soprano-ve meshkuj në botën e operës.
Edhe pse është hera e parë që Adele shfaqet në një film, ajo nuk është e panjohur për suksesin në kinematografi.
Kujtojmë se këngëtarja britanike fitoi Oscar-in për këngën e filmit “Skyfall”, pjesë e sagës së famshme të James Bond.
Adele kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të provuar aktrimin.
Në një intervistë të vitit 2015, ajo kishte deklaruar se do të donte të luante në një film të Xavier Dolan, regjisor me të cilin bashkëpunoi për videoklipet e hiteve “Hello” dhe “Easy On Me”.
Me këtë rol të ri në “Cry To Heaven”, Adele jo vetëm që zgjerohet në një fushë të re artistike, por konfirmon edhe një herë aftësinë e saj për të shkëlqyer në çdo projekt që prek.