Adele ka bërë një paraqitje të rrallë publike këtë fundjavë në festivalin e famshëm Coachella, ku është parë duke ndjekur performancën e Justin Bieber së bashku me djalin e saj, Angelo.
Këngëtarja 37-vjeçare u shfaq me një stil të thjeshtë dhe elegant, e veshur me një kostum të zi të lirshëm, të kombinuar me këpucë baleti dhe aksesorë ari. Ajo u pa duke lëvizur në ambientet e festivalit në një paraqitje të qetë dhe pa shumë vëmendje mediatike.
Adele është nënë e Angelo-s 13-vjeçar, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Simon Konecki, nga i cili u divorcua në vitin 2021. Në festival nuk e shoqëroi partneri i saj, Rich Paul.
Ndërkohë, Justin Bieber ishte një nga emrat më të pritur të festivalit, por performanca e tij u prit me reagime të përziera nga publiku. Shumë fansa shprehën zhgënjim, duke e cilësuar set-in si të thjeshtë dhe pa energjinë e pritur për një headliner.
Sipas komenteve në rrjete sociale, Bieber performoi me një qasje më minimaliste, duke u fokusuar në materiale të reja dhe duke përdorur edhe elemente të stream-imit gjatë setit, gjë që nuk u prit mirë nga disa prej të pranishmëve.
Në kontrast, pjesa tjetër e festivalit vazhdoi të tërheqë vëmendje të madhe, me emra të njohur të showbiz-it dhe muzikës që u shfaqën në skena dhe evente të ndryshme në Coachella.