Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi sot feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga…

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjecare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Ditën e sotme Adrola feston ditëlindjen dhe mes shumë urimeve të marra një ndër më të bukurit e mori nga mikesha e saj e ngushtë, modelja e njohur Kristina Baki. Të dyja modelet janë shoqe të ngushta prej vitesh dhe shpesh herë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale. Ditën e sotme Kristina ka postuar një foto me Adrolën duke e uruar me këto fjalë:

Gëzuar ditëlindjen mikesha ime më e afërt dhe më e vjetër. Ndihem e bekuar sepse shoqëria jonë është një dhuratë e vërtetë e jetës. Të dua përgjithmonë.

https://www.instagram.com/p/CQqNTGtrA0G/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Së fundmi Adrola na ka shtuar më shumë kureshtjen lidhur me jetën e saj private, për shkak të postimeve të fundit të saj në ‘Instastory’. Kohët e fundit modelja ka shpërndarë disa shprehje që na kanë ngritur dyshimet për një histori të re dashurie në jetën e saj, sidomos pas postimit të fundit.

I ftuar para pak ditësh në ‘Më lër të flas’, Capital T foli për herë të parë lidhur me spekulimet për një lidhje të mundshme me modelen.