Në vend që ditëlindja e 29-të e Hailey Bieber të ishte një festë e qetë dhe romantike për njërin prej çifteve më të komentuar të showbiz-it, ajo është kthyer në një tjetër episod të çuditshëm e të diskutueshëm, ku Justin Bieber mungoi pikërisht në momentin kur pritej të ishte më i pranishëm se kurrë.
Teksa Hailey festonte me stafin e saj të markës Rhode, Justin nuk u pa askund: as në festë, as në ndonjë postim urimi në rrjete sociale, as në ndonjë gjest simbolik mbështetës. Asgjë. Heshtje totale.
Në një kohë kur shumë prisnin se ai mund të ishte duke përgatitur një surprizë private apo një dedikim publik, rezultoi se këngëtari kishte qëndruar në shtëpi duke kënduar në një livestream, ndërsa gruaja e tij festonte larg tij. Ditëlindja kaloi, festa mbaroi dhe Justin vazhdoi të mos shfaqej.
Kjo sjellje shihet si vazhdim i një modeli të përsëritur, ku ai “zhduket” sa herë që vëmendja është te Hailey. Prej muajsh, tabloidet ndërkombëtare raportojnë për tensione në martesën e tyre.
Sipas Globe Magazine, Hailey i është drejtuar babait të saj, Stephen Baldwin, për mbështetje emocionale, ndërsa çifti po përpiqej të përballonte presionin e prindërimit të parë me ardhjen në jetë të foshnjës së tyre, Jack Blues.
Burime pranë çiftit pretendojnë se kalimi i menjëhershëm në rolin e prindit e ka tronditur Justin-in, i cili po përballet me frikë, pasiguri emocionale dhe ndjesinë e një barre që nuk di ta menaxhojë.
Po ashtu raportohet se ata po ndjekin këshillim në çift, për të gjetur ekuilibrin mes punës, jetës me një të porsalindur dhe marrëdhënies së tyre.
Megjithëse këto mbeten raportime jozyrtare, ajo që është e dukshme për publikun është sjellja e Justin-it në momentet kyçe të karrierës dhe jetës së Hailey-t.
Vetëm pak kohë më parë, kur ajo u shfaq në kopertinën e Vogue, në vend të një urimi të thjeshtë e të ngrohtë, ai postoi një kujtim nga e shkuara, ku i thoshte Hailey-t se “nuk do të ishte kurrë në kopertinë të Vogue”, një koment që u interpretua gjerësisht si pasiv-agresiv dhe që i riktheu publikut pasiguritë e saj, në një ditë që duhej të ishte triumfi i saj.
Në një situatë të ngjashme me Kendall Jenner, Justin kishte zgjedhur një mesazh mbështetës dhe të admiruar.
Këto veprime kanë krijuar perceptimin se suksesi i Hailey-t shpesh shoqërohet me tërheqje, heshtje apo reagime të ngarkuara emocionalisht nga ana e Justin-it, duke e devijuar vëmendjen nga arritjet e saj drejt dramave të tij personale.
Ndërkohë që Hailey ndërton markën e saj, pozicionohet në kopertina revistash, rrit imazhin profesional dhe ruan profil të qetë publik, sjelljet e tij lexohen si shenja xhelozie dhe pasigurie.
Heshtja në ditëlindjen e saj, mosprezenca në festë dhe mungesa e një urimi publik kanë shtuar pyetjet e fansave: a po reflekton kjo një krizë më të thellë në martesën e tyre?
Në publik, çifti shfaqet shpesh i buzëqeshur, por detajet e vogla, të shpeshta dhe të përsëritura krijojnë një kontrast të fortë me imazhin e lumturisë që ata projektojnë.