Celebrities Gossip Showbiz

Nga miqësia me Adrola Dushin, te bashkëpunimi me Dakota Johnson, Capital T i thotë të gjitha në “Më lër të flas”!

I ftuar ditën e sotme në “Më lër të flas” ishte artisti shumë i dashur Capital T. Në një intervistë shumë të veçantë, artisti tregoi rreth projekteve të ardhshme, të cilat nuk lidhen vetëm me muzikën. I pyetur për projektet muzikore që ka në plan, Capital T u shpreh si më poshtë.

Jam më spontan, më natyral si artist. Edhe në pjesën e bashkëpunimeve. Tani jam në periudhën duke xhiruar klipet. Mendoj se shumica e artistëve janë të mrekullueshëm, por problemi është se e kërkojnë me ngulm suksesin.

Por cilat kanë qenë hapat e para të Capital T në muzikë?! Artisti na zbulon se kush e frymëzoi atë.

Influenca si fëmijë ka ardhur prej dajës, Besnikut, 2po2, edhe kam filluar shumë i vogël rreth 12 vjeç. Projekti i parë që ka qenë i suskesshëm ka qenë në vitin 2007.

Një artist shumë i talentuar padiskutim, por Capital T ka zbuluar një anë tjetër të karakterit sot në “Më lër të flas” teksa ka folur si rrallëherë në lidhje me bamirësitë e tij.

Gjatë tërmetit, kam bërë gjithçka, isha në terren, isha aty. Kjo është thjesht për mua. Muzika është ajo për të cilën shqiptarët më vlerësojnë.

Epo duket se jo vetëm në muzikë, por Capital T ka plane edhe në kinematografi.

Xhirimet i kemi përfunduar. Unë kisha shumë fat. Ishte thjesht spontane. Ishte pjesa e filmit në Kosovë. Unë i takova rastësisht në një restorant. Janë shtatë role kryesore dhe unë jam një nga ata të shtatë. Një tjetër aktore kryesore është Dakota Johnson. Filmi del në fund të vitit. Është film i Hollywood-it me kast të huaj. Është dramë-aksion. Flet për një ngjarje në stacion të policisë. Unë kam rol negativ në film.

Me siguri një pyetje që po pritej shumë nga fansat e artistit ishte pikërisht lidhur me Adrolën. Kujtojmë se dyshja është përfolur në lidhje me një raport dashurie, dhe ditën e sotme në “Më lër të flas”, Capital T ka mohuar të jetë në një lidhje me bukuroshen.

Unë me Adrolën jemi shokë shumë të mirë. Është e mrekullueshme, por ne jemi shokë. Qetësohuni njerëz.