Bota

“Ajo ka lindur mashkull dhe quhet Jean…”/ Zonjës së parë të Francës nuk i ndahen lajmet e “sikletshme”

Gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron, Brigitte Macron, do të ndjekë në rrugë ligjore ata që përhapen thashethemet se ajo ka lindur mashkull.

Sipas BFM.TV, thashethemet se Zonja e Parë ka lindur mashkull kanë qarkulluar në mediat sociale në Francë. Spekulimet se ajo ka ndryshuar gjininë u shfaqën në fillim në shtator, duke pretenduar gjithashtu se ajo kishte një emër mashkulli, Jean-Michel Tronier.

Brigitte Macron tani ka vendosur të nisë procedurat ligjore dhe të ngrejë padi kundër nxitësve këtyre thashethemeve. Daily Mail raportoi se kjo teori u botua për herë të parë në një revistë të ekstremit të djathtë ‘’Faits et Documents’’ në shtator, e cila shkroi se akuzat i bëri si rrjedhojë e një hetimi tre-vjeçar të mbështetur nga shumë ekspertë. Kjo teori më pas u përhap gjerësisht në mediat sociale me hashtagun #JeanMichelTrogneux duke u bërë një nga temat më të diskutuara në rrjetin social Twitter në Francë.

Gruaja e Macron nuk është e vetmja figurë në fushën politike që ka qenë subjekt i këtyre akuzave. Pretendime të ngjashme u ngritën edhe për ish-Zonjën e Parë të SHBA-së Michelle Obama dhe kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern.

Ndërkohë, duhet përmendur se ky thashethem është përhapur vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale franceze që do të mbahen në prill 2022. Ndër ata që konkurrojnë për postin janë liderja e krahut të djathtë Marine Le Pen për Rassemblement National, Yannick Jadot për Partinë e Gjelbër, Anne Hidalgo për Partinë Socialiste dhe Jean-Luc Mélenchon për La France Insoumise.

Macron, nga ana tjetër, nuk e ka shpallur ende vendimin e tij, megjithatë, sipas sondazheve të opinionistëve, ai besohet të jetë fituesi i mundshëm i zgjedhjeve nëse do të kandidojë.