Gossip Showbiz

Ajo që të gjithë donim të dinim, a e mori Bora dhuratën e Donaldit?! Më në fund ajo reagon!

Askush nuk mund të harrojë momentin më romantik që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, për të cilën reagoi një Shqipëri e tërë, puthja mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit.

Dyshja kishte disa muaj që i kishte dhënë fund lidhjes së tyre, por pas hyrjes së Borës në shtëpi për të surprizuar shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupaj, çdo gjë duket se rilindi mes tyre.
Edhe pse i izoluar dhe larg prej saj, edhe pse ndoshta jo më bashkë zyrtarisht, Donaldi nuk harron kurrë detaje nga marrëdhënia e tij me moderatoren.
Natën e mbrëmshme, gjatë spektaklit të madh, Veshaj zbuloi se data 5 nëntor është shumë e veçantë për ta.

Si sot para tre vitesh njoha Borën.

Gjatë kohës që tha këto fjalë ai kishte përgatitur një surprizë për moderatoren, një varëse të cilën e vendosi brenda një qeseje të mbushur me ëmbëlsira dhe po mendonte ta kishte përtej murit të shtëpisë që mund të arrinte tek Bora, dhe ashtu bëri.
Ky gjest i aktorit është tejet romantik dhe na befasoi fakti se sa i dhënë është ai ndaj Borës dhe dashurisë së tyre.

Mbrëmja mbaroi dhe askush nuk zbuloi se çfarë ndodhi ekzaktësisht me dhuratën e Borës, nëse ajo e mori apo dikush do ta dërgonte tek ajo dhe kemi qenë në pritje të reagimit të saj.

Mëngjesin e sotëm, moderatorja ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet duke ngrënë një qese me ëmbëlsira dhe në qafë mban një varëse, krahash fotos kishte shkruar “Fundjavë të ëmbël”.

Në fakt, një mëngjes i tillë nuk mund të ishte më i ëmbël për të se sa të zgjohej me një surprizë nga personi i saj i zemrës, i cili është i izoluar brenda shtëpisë më të ndjekur në vend.