Celebrities Film & Tv

Aktori i serialit ‘Squid Game’ rrëfen gjithçka në lidhje me rolin e tij!

Së fundmi aktori i njohur në serialin që po thyen rekorde të padiskutueshme, ‘Squid Game’, Anupam Tripathi ka folur në lidhje me rolin e personazhit të tij që quhet Ali Abdul. Tripathi,  në një intervistë me gazetën koreane ‘Kyunghyang Shinmun’, shpjegoi ngjashmëritë që gjeti mes tij dhe personazhit në serial. Ku për më tepër ka treguar:

Unë lidhem shumë me Aliun. Në realitet, unë shkoj në audicione, flas për pagesat dhe ndiej se çdo ditë është një mbijetesë.

Tripathi tha se ai ishte “magjepsur” pasi mori skenarin dhe e analizoi atë, duke treguar se:

Njerëzit janë veshur rruga e jetës dhe e vdekjes në lojën tradicionale të fëmijëve dhe del në pah natyra e tyre e vërtetë. 

Tripathi kujtoi gëzimin e tij kur zbuloi se ai ishte pjesë e kastit mbi të gjitha. Aktori 32-vjeçar tha se duke u përgatitur për rolin në serialin e ‘Netflix’, ai kishte menduar shumë për personazhin e Aliut në mënyrë që ai të afrohej me karakterin e tij në mënyrën më pak klishe.

Unë doja të ndihmoja shikuesit të pranonin pse Aliu ishte në Kore, çfarë çështje kishte ai me presidentin e fabrikës dhe çfarë do të bënte familja e tij.

Rikujtojmë se, “Squid Game” ka arritur suksesin më të madh në historinë e Netflix me 111 milion fansa që e ndjekin që nga debutimi i tij më 17 Shtator. Seriali hit i Koresë së Jugut është bërë fenomen duke tejkaluar pritshmëritë, i cili është aktualisht seriali i parë në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të globit, duke u bërë gjithashtu seriali i parë që po ndiqet masivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlen të përmendim faktin se Hwang Dong-hyuk fillimisht nuk kishte plane për të bërë një sezon të 2-të, por kreu i televizionit global të ‘Netflix’, Bela Bajaria tha se ishte në varësi të regjisorit dhe se si ai dëshiron të vazhdojë. Ajo gjithashtu tregoi se shkrimtarët e rinj mund të bashkëpunojnë në çdo sezon të mundshëm të ardhshëm.