Celebrities Film & Tv

Fansat mezi po presin një sezon të dytë të “Squid Game”, por përse regjisori është i trishtuar për këtë?!

Seriali i njohur korean “Squid Game” tanimë është në gojën e të gjithëve. Shumë flitet, diskutohet, ka kritika, vlerësime në lidhje me të. Nëse nuk e dini krijuesit të këtij seriali, Hwang Dong-hyuk iu deshën dhjetë vjet për të arritur këtë ditë. Por fansave u deshën më pak se një muaj, për të kërkuar sezonin e dytë.

Hwang Dong-hyuk fillimisht nuk kishte plane për të bërë një sezon të 2-të, por kreu i televizionit global të ‘Netflix’, Bela Bajaria tha se ishte në varësi të regjisorit dhe se si ai dëshiron të vazhdojë. Ajo gjithashtu tregoi se shkrimtarët e rinj mund të bashkëpunojnë në çdo sezon të mundshëm të ardhshëm.

Ne po përpiqemi të gjejmë strukturën e duhur për të.

Shkrimtari dhe regjisori, Hwang Dong-hyuk, në një intervistë me ‘CNN Film School’, foli në lidhje me sezonin e mundshëm të dytë se nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin, por për shkak të entuziazmit nga fansat, ai është me të vërtetë duke e menduar atë.

Ai e kishte idenë për serialin mbi një dekadë më parë, por nuk kishte interes pasi ishte shumë i distancuar nga realiteti. Në një mënyrë ai ndihet i trishtuar, që bota i është përshtatur dramës së tij distopiane.

Një tjetër detaj interesant mbi serialin që po tërheq shumë publikun, Hwang Dong-hyuk, regjisori, skenaristi dhe producenti i “Squid Game” zbuloi një tjetër ‘mister’. Këtë herë thotë se i gjithë filmi është nxitur edhe nga administrimi i Trump, kurse një prej personazheve është frymëzuar në mënyrë direkte nga ai.

Ndoshta i nxitur pjesërisht nga debutimi në kohë i shfaqjes aq afër festës së ‘Halloween’-it, interesi për t’u dukur si një konkurrent i lojës ‘Squid Game’ thuhet se ka nxitur një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve të Vans “True White” që nga premiera e serialit më 17 shtator.