Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Ray Liotta humb jetën në moshën 67-vjeçare!

Ray Liotta, aktori i filmit “GoodFellas”, vdes në moshën 67-vjeçare! Një djalë i mirë që luante shumë të këqij, ai gjithashtu shkëlqeu në ‘Something Wild’, në ‘Field of Dreams’ dhe në ‘Shades of Blue’. Ray Liotta, aktori nga Nju Xhersi, më i njohur për rolin e tij në filmin “GoodFellas” të Martin Scorsese, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Përfaqësuesja e tij Jennifer Craig në Gersh konfirmoi vdekjen e tij për The Hollywood Reporter, duke thënë se aktori vdiq në gjumë. Publicistja Jennifer Allen tha se po punonte për filmin “Dangerous Waters”, që xhirohej në Republikën Domenikane.

Ray Liotta ka një karrierë shumë të suksesshme, teksa ka luajtur në filmat në “Goodfellas”, në “Young Sheldon”, në “The Many Saints of Newark” e shumë të tjera.

Liotta ka lindur në vitin 1954 në Newark. Ai u adoptua nga familja Liotta dhe ka filluar aktrimin në Universitetin e Miami. Pasi u diplomua, ai luajti në disa role të vogla në reklama, derisa u bë pjesë e rëndësishme e kinematografisë.

Me siguri fansat dhe njerëzit e dashur të artistit janë të mërzitur për lajmin e trishtë, dhe gjejnë ngushëllim duke parë rolet e mrekullueshme të aktorit ndër vite në filmat më të mirë.