Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, territori ndikohet nga masa ajrore të nxehta, me temperatura që luhaten midis vlerave 20-39 gradë Celsius.


Moti vijon i kthjellët deri në mesditë. Nga mesdita deri pasdite pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare, të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore. Pas orëve të pasdites, moti bëhet sërish i kthjellët në të gjithë vendin.
Nuk mungojnë reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje, kryesisht gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Era fryn me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, hera-herës arrin shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë me forcë 1-3 ballë.