Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur i del në mbrojtje publikisht Johnny Depp!

Mes gjyqit të vazhdueshëm të Johnny Depp për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard, një nga yjet e botës së kinematografisë ka dalë në mbështetje të tij. Eva Green së fundmi ka bërë një postim në rrjetin e saj social Instagram ku tregoi mbështetjen e saj për aktorin ikonik teksa postoi një foto të saj me Depp. Për ata që e dinë Green ka punuar me Depp në filmin e Tim Burton të vitit 2012, “Dark Shadows”.

Në postimin e bërë, Green deklaroi qartë mendimin e saj për këtë çështje, ndërsa doli në anën e Depp dhe shkroi se:

Nuk kam dyshim që Johnny do të shfaqet me emrin e tij të mirë dhe zemrën e mrekullueshme që do t’i zbulohet botës dhe jeta do të jetë më e mirë se ç’ka qenë ndonjëherë për të dhe familjen e tij.

Megjithëse Green doli në mbështetje të Depp-it, pjesa tjetër e Hollivudit duket se ka vendosur të qëndrojë neutrale derisa juristët të japin verdiktin e tyre në gjykatë. Përveç Green, edhe ish-Johnny, Jennifer Grey, ka sqaruar se gjatë lidhjes së saj me aktorin nuk ka duruar kurrë abuzimet nga Depp. Shikoni postimin e Eva Green në Instagram për Johnny Depp më poshtë:

Ndërkohë, shumë mbështetës të Depp-it vërshuan me shpejtësi tek komentet në postimin e Green-it për të shprehur mendimin dhe normalisht mbështetjen e tyre. Çështja ka nisur që nga 11 prilli dhe është dashur të përfundojë më 19 maj, por procesi gjyqësor është shtyrë dhe tani gjykimi është caktuar të përfundojë më 27 maj.

Kujtojmë gjithashtu se nga zhvillimet e fundit të gjyqit mes ish-çiftit Depp dhe Heard mesa duket situata është ende e paqartë. Ditën e djeshme në gjykatë është thirrur për të dëshmuar motra e Amber dhe ish-partnerja e Johnny Depp, Ellen Barkin. Aktorja në gjykatë ka dhënë një dëshmi ku fokusi ka qenë xhelozia dhe kontrolli që Depp ushtronte tek ajo.