Celebrities Showbiz

Çfarë u tha në dëshminë e motrës së Amber Heard në seancën gjyqësore të fundit?!

Motra e Amber Heard dëshmoi së fundmi në seancë gjyqësore se ajo ishte prezente kur aktori Johnny Depp e kapi Heard nga flokët dhe e goditi në fytyrë në mënyrë të përsëritur kur ata ishin të martuar. Whitney Heard Henriquez, motra më e vogël e Amber, dëshmoi në gjykatë si pjesë e çështjes së vazhdueshme të gjyqit kundër shpifjes midis Heard dhe ish-bashkëshortit Depp.

Henriquez tha se ajo jetoi me Heard dhe Depp gjatë marrëdhënies së tyre dhe se ajo e shihte aktorin si një vëlla. Whitney dëshmoi për një grindje në të cilën ajo pa Depp duke hedhur një kanaçe Red Bull mbi infermieren e tij, Debbie Lloyd, të cilën Lloyd e mohoi në dëshminë e saj. Ajo u shpreh se:

Ai vjen pas meje, më godet në shpinë. Dëgjoj Amber duke bërtitur “mos e godit motrën time”. Në atë kohë Johnny tashmë e kishte kapur Amber nga flokët me njërën dorë dhe po e godiste vazhdimisht në fytyrë me dorën tjetër.

Heard e ka akuzuar Depp se e ka abuzuar fizikisht dhe seksualisht gjatë gjithë marrëdhënies së tyre. Aktori nga ana tjetër mohoi të ketë goditur ndonjëherë bashkëshorten gjatë dëshmisë së tij.

Henriquez, e cila u mor në pyetje nga avokatja e Depp, Rebecca Lecaroz, tha se ajo ndonjëherë sillej si një këshilltare martese dhe, nganjëherë, mbante anën e Depp në argumente. Lecaroz e pyeti Henriquez se pse ajo e mbështeti motrën e saj kur donte të qëndronte akoma në marrëdhënien me Depp edhe pasi e pa që e qëlloi.

Amber ishte shumë e dashuruar, ashtu ishte edhe Johnny. Pavarësisht nëse kam qenë dakord apo jo me të, nëse isha mirë apo jo me atë që ishte duke ndodhur, ajo nuk më takonte mua.

Të mërkurën, anëtarët e jurisë dëgjuan gjithashtu dëshmi nga dëshmitarë të shumtë, duke përfshirë një grimier dhe një trajner aktrimi që punoi me Heard, i cili tha se e panë atë me lëndime gjatë marrëdhënies së saj me Depp. Dëshmitarë të shumtë thanë se e panë Heard me lëndime në fytyrë pas një grindjeje të majit 2016 që përfundimisht parapriu që Heard të merrte një urdhër ndalimi kundër Depp dhe çifti të divorcohej. Dëshmia e tyre bie ndesh me atë të dy oficerëve të policisë së Los Angeles, të cilët dëshmuan më herët në gjyq se nuk panë lëndime të dukshme në fytyrën e Amber ose rrëmujë në shtëpinë e ish-çiftit.

Producenti i “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer gjatë një interviste me “The Sunday Times” ka folur për përfshirjen e ardhshme të Johnny Depp. Depp luajti Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”. Bruckheimer tani është duke punuar në dy filma të tjerë, e teksa u pyet nëse Depp do të kthehet, Bruckheimer thjesht tha:

Jo, në këtë pikë ku jemi. E ardhmja ende nuk është vendosur.