Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur nuk përmbahet, flirton haptazi me Leonardo DiCaprio-n!

Ylli i “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio prej disa kohësh tanimë është i përfshirë në ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e habitatit natyror. Ai disa herë madje ka apeluar edhe për lumin Vjosa në Shqipëri, me kërkesën që t’u thuhet “Jo” ndërtimit të HEC-eve përgjatë shtratit të tij.

Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio së fundmi publikoi në Instagram disa statistika “të frishme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur aktorin duke dhënë komentet e tyre, por ajo që ka surprizuar me komentin e saj ka qenë aktorja e njohur Drew Barrymore. Ndërkaq ajo i ka komentuar se:

Këtu ti duhet të jesh i vetmi ‘hot’ dhe jo planeti ynë!

Fansat kaq deshën dhe filluan të ngacmonin 46-vjeçaren e cila mund t’a ketë bërë pa ndonjë qëllim komentin, por thjesht për argëtim.

Ajo më vonë shtoi një koment më të përshtatshëm në të njëjtin postim, duke shkruar:

Faleminderit që gjithmonë ke qenë pionieri i shpëtimit të Tokës sonë.

Rikujtojmë, se rreth një viti më parë, Leonardo DiCaprio u bë pjesë e nismës për të shpëtuar lumin e Vjosës nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ndërkohë që nismën e tij e mbështetën edhe artistë të tjerë ndërkombëtarë si Ellie Goulding, një analist shqiptar ka dalë së fundmi kundra tyre. Bëhet fjalë për Baton Haxhiun i cili në një intervistë të dhënë foli me tona të ashpra për fituesin e çmimit “Oscar”.