Gossip Showbiz

Akuzat për abuzime seksuale rëndojnë mbi R.Kelly/ Reagon ish-bashkëshortja e këngëtarit!

Këngëtari i njohur R Kelly është shpallur fajtor për të 9 akuzat e tij për trafikim dhe abuzim seksual. Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New York-ut konfirmoi dënimin përmes një postimi në Twitter.

R.Kelly është dënuar për abuzim nga një juri federale në Brooklyn. R.Kelly u shpall fajtor për të gjitha akuzat.

Artisti amerikan është shpallur fajtor për abuzimin seksual të grave dhe fëmijëve gjatë dy dekadave. Prokurorët thonë se provat e tyre dëshmojnë se këngëtari i rrymës “R&B” me ndihmën e disa anëtarëve besnikë të rrethit të tij, ka përdorur taktikat nga “the predator playbook” për të shfrytëzuar seksualisht viktimat e tij.

Në një intervistë të fundit, ish-gruaja e artistit, Drea Kelly, zbuloi se zemra e saj është e thyer për shkak të fëmijëve pas raportimeve për abuzim dhe trafikim seksual nga reperi. R. Kelly u shpall fajtor për të nëntë akuzat dhe siç është thënë mund të përballet edhe me dënim të përjetshëm.

Ai u akuzua për tetë akuza për shkelje të Aktit Mann, një statut kundër trafikimit dhe një akuzë për shantazh. Pas këtij lajmi, ish-gruaja e Kelly, me të cilën ai ka tre fëmijë, u shfaq në ITV në emisionin “Good Morning Britain” për të diskutuar më shumë mbi ngjarjen. Drea tregoi në intervistë se është e trishtuar që u desh kaq shumë për këtë vendim nga gjykata.

Unë gjithmonë kam thënë nëse ndonjë nga viktimat e tij do të ishte bionde dhe me sy të kaltër nuk do të kishte marrë kaq kohë. Gratë me ngjyrë priren të jenë më të stepura kur bëhet fjalë për subjektet e dhunës në familje dhe abuzimit seksual. Unë jam në një vend shumë të vështirë sepse ndryshe nga pjesa tjetër e viktimave të tij, unë gjithashtu ndaj fëmijë me të, unë kam qenë e martuar me të. Unë mbaj kapelën e një të mbijetuare dhe të një avokati, por gjithashtu mbaj kapelën e një nëne dhe një ish-gruaje. Kështu që është shumë e vështirë për mua. Në fund të ditës, ju nuk mund të largoheni nga linja juaj e gjakut. Unë kam aftësinë të ndahem dhe të distancohem prej tij, por gjaku i tij kalon nëpër venat e fëmijëve të mi dhe është pjesë e ADN-së së tyre dhe ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj edhe nëse duan. Kështu që është shumë e vështirë për mua të jem në këtë pozitë.

Rikujtojmë se disa vite më parë, një nga ish të dashurat e R.Kelly u shpreh për lidhjen me këngëtarin. Kitti Jones, në një intervistë të dhënë për “Buzzfeed” deklaroi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga këngëtari, i cili e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale edhe me femra të tjera.

Jones ka treguar se është takuar me Kelly në 2011 në një festë në Dallas dhe më pas dyshja nisi të shkëmbente mesazhe rregullisht. Dy muaj më vonë, ajo pretendon se Kelly pagoi që ajo ta vizitonte atë në Dallas. Sapo ka mbërritur, Jones ka treguar se ai ka nisur menjëherë të masturbonte në sy të saj.

Në fund të po atij viti, ajo kishte rënë në dashuri me këngëtarin dhe vendosi të largohej nga puna për të jetuar me të në Chicago. Jones më pas zbuloi se ai kishte dhe të dashura të tjera të cilat i mbante nën kontroll. Në më pak se një vit lidhje, Kelly nisi ta dhunonte. Nëse ajo nuk zbatonte rregullat e tij, ai e linte pa ushqim. Jones e përshkruan atë periudhë si 6 muajt më të tmerrshme të jetës së saj derisa arriti të tentonte vetëvrasjen.