Rajoni

Alarm për bombë, mbyllet Aeroporti i Prishtinës!

Alarm për bombë, Policia e Kosovës mbyll përkohësisht Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Mëngjesin e sotëm mori informacione se ka kërcënime me mjete shpërthyese. Policia tha se mbyllja e aeroportit u bë për shkaqe sigurie.

Ndërkaq, zyrtarja e Aeroportit, Valentina Gara, njoftoi përmes Facebook-ut, se pas marrjes së kërcënimit për bombë, udhëtarët dhe personeli i aeroportit “u evakuuan e janë të sigurt”.

Ekipet e përfshira në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre.

Autoritetet e rendit bënë të ditur se njësitet policore kanë nisur hetimet dhe do të njoftojnë qytetarët deri në rihapjen e aeroportit për lëvizjet, që janë më të shpeshta në ditët e fundit të vitit, pasi përkojnë me periudhën festive.