Rajoni

Kosovë, policia sekuestron arsenal armësh në veri/Pranga një 73 vjeçari!

Policia e Kosovës zhvilloi aksione kontrolli në 5 zona në komunën e Zveçanit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar armë, municione e pajisje ushtarake, ndërsa në pranga ra një 73 vjeçar.

Mitrovicë Veri, 11 shtator 2025

Lidhur me rastet e raportuara më herët ku Policia në rajonin e Mitrovicës Veri ka kryer kontroll në 5 lokacione, ju informojmë se në vazhdimin e kontrollës ne Rastin III: Ku në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveqan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël e municionit  të cilat janë sekuestruar.

Po në këtë lokacion mbi dyshimin e bazuar dhe informatave se mund të ketë sasi tjetër të armatimit dhe çdo vonesë do të rezultonte me asgjësimin apo humbjen e provave materiale Policia duke u bazuar ne Neni 108 Arsyet për kontroll dhe sekuestrimi te përkohshëm pa urdhër të gjykatës paragrafi 1.5 për të parandaluar shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave apo pasurisë së specifikuar ka realizuar bastisje edhe në objektet tjera përcjellëse të te dyshuarit.

Gjate bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim :

* Dy (2) karikator për arme te gjate

* Detonatorë elektrik 49 copa

* Një (1) thike

* Një këllëf për arme te gjate

* Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8×75 IS

* Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

* Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj

* Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

* Makineria për mbushje municioni

* Pjese shtuese për arme te gjate për trombllon

* Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve

* Arme e gjate e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion te plote me gjithsej 60 fishek te kalibrit 7.62×39

* Tridhjetë e pesë (35) kutia te mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)

* Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”

* Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”

* Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”

* Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion

* Pajisje distancë matës

* Thike për pushke bajonetë

Në lidhje me këto raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:

Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveqan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:

* një pushkë gjuetie,

* 12 fishek te pushkës se gjuetisë

* 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,

* 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,

* Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.

Lidhur me këtë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është në interes të policisë që të intervistohet një person si i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj  apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve.