Sport

Alarm për bombë në prag të ndeshjes Itali-Zvicër, policia nis kontrollet!

Kur  ka mbetur më pak se një orë nga starti i sfidës Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka alarmuar autoritetet italianë të cilët kanë evakuar njerëzit nga zona rreth stadiumit.

Ishte një qytetar që telefonoi nga  zona e “Piazza Mazzini”  pasi kishte vënë re një fitil i cili dilte nga një makinë e tipit ‘Smart’. Menjëherë në vendin e dyshuar kanë mbërritur policia e cila ka evakuar tifozët nga zona jashtë stadiumit për të parë nga afër rastin.

Nga këqyrja në zonë u verifikua se brenda Smartit ishte një bombë e cila dukej se ishte ndërtuar në shtëpi, që më pas është çaktivizuar nga forcat xheniere italiane. Në Italia janë të shqetësuar dhe kanë nisur menjëherë hetimet për rastin, pasi në stadiumin ‘’Olimpico’’ mbrëmjen e sotme priten 16 mijë të pranishëm. Kjo është edhe një nga ndeshjet më të rëndësishme të ditës, teksa ka nisur faza e dytë e përballjeve.