Celebrities Gossip Lancio Showbiz

Albora zbulon gjithçka nga projekti i ri në “Lancio”!

E ftuar në “Lancio” ishte këngëtarja e dashur Albora, për të folur për projektin më të fundit muzikor dhe jo vetëm. Drejtpërdrejt nga Venecia, në një lidhje telefonike, ajo foli për këngën më të re “Dilema”.

Më pëlqen të ndërroj stil, të eksperimentoj pak me gjëra të ndryshme. Ishte një eksperiencë e bukur për mua, fjalët, kënga, veshjet. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, njerëzit e kanë pëlqyer shumë. Vëmendja është në çdo detaj në gjithçka.

Dilemë dashurie, kur ne vajzat e duam shumë një djalë, por ai nuk ka atë sjelljen më të mirë të mundshme. Marrëdhëniet toksike ku dy njerëz nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin, por nuk janë të shëndetshëm bashkë.

Ndërkohë, ajo foli edhe për tregun shqiptar dhe zbuloi më shumë për planet e saj në muzike.

Tregu shqiptar pëlqen këngët popullore, por edhe ato pak dramatike si film, është diçka shumë e mirë. Një artist nuk duhet të shikojë vetëm të ardhurat ekonomike, por nëse ty nuk të përshtatet nuk do kesh sukses. Këngën popullore e ndjej për ta kërcyer, jo për ta kënduar por unë jam e hapur për të eksperimentuar me çdo gjë.