Celebrities Film & Tv Showbiz

Angelina Jolie tregon se ka ndërmarrë një hap shumë të madh për të qenë pjesë e ‘Eternals’!

Së fundmi aktorja e njohur Angelina Jolie ka treguar disa fakte shumë interesante në lidhje me rolin e saj në filmin më të ri të ‘Marvel Cinematic Universe’ me titull ‘Eternals’. Në këtë film të ri, i cili ka bërë bashkë shumë aktorë të njohur për të pasqyruar historinë e heronjve të pavdekshëm me fuqi të jashtëzakonshme të cilët janë krijuar nga Clestials dhe kanë jetuar në mënyrë sekrete në Tokë për 7000 vite, duke i ndihmuar njerëzit që të përparojnë. Filmi tregon betejën e vazhdueshme midis ‘Eternals’ i botuar për herë të parë nga Jack Kirby në vitin 1976 dhe rivalëve të tyre Deviants.

Vetë aktorja bukuroshe gjatë një interviste të dhënë së fundmi është shprehur se ka ndërmarrë një hap shumë të madh duke iu bashkuar kastit të ‘Eternals’ dhe kjo për arsyen e vetme se kompania ‘Marvel’ kurrë nuk iu jep aktorëve skenarin në mënyrë që ta lexojnë përpara se të pranojnë të marrin pjesë në film, me gjasë për shkak të natyrës së fshehtë të ekskluzivitetit.

Ajo luan rolin e Thena-s, udhëheqësen e ‘Eternals’ me bazë në Tokë. Premiera e këtij super filmi që do të mbahet në Londër, mendohet se do të jetë një sukses i padiskutueshëm jo vetëm për shkak të historisë por edhe për shkak të kastit të aktorëve shumë të njohur. Gjatë një interviste aktorja bukuroshe i tha prezantueses Lorraine Kelly se:

Ishte një kënaqësi e madhe, por unë e bëra atë sepse familja e ‘Eternals’ ishte e larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Kur pranon një film të ‘Marvel’, nuk e sheh skenarin, kështu që duhet të bësh një hap shumë të guximshëm. Ne dukemi dhe ndihemi ndryshe nga një grup me superheronj, por personazhi im lufton me shëndetin mendor. Ne jemi më njerëzit. Ne përfaqësojmë botën në të cilën jetojmë, ne jemi një familje globale.