Celebrities Lancio Music

Anton Sinishtaj, artisti që hoqi dorë nga grupi me vëllezërit e tij për të krijuar karrierën solo!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Lancio” ka qenë artisti Anton Sinishtaj. Anton filloi të merrej me muzikë që kur ishte ende i vogël në moshë. Me vëllezërit e tij krijuan një grup, GRUPI MARS, të cilët ishin aktiv në Mal të Zi për 10 vite dhe ishin grupi më i mirë në Tuz. Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta të secilit anëtar, Anton vendosi që të niste karrierën si këngëtar solo. “Të Ëndërroj” me të cilën hyn për herë të parë në “The Top List”, është dhe kënga e tij e parë solo. Momentalisht kënga e tij pozicionohet në vendin e 14-të.

Në lidhje me GRUPI MARS, ai u shpreh:

Po, e kemi një grup me inicialet tona: Marku, Anton, Robert Sinishtaj. E kemi pasur si hobi muzikën. Gjithë kohën jemi të gjithë rreth muzikës, por e kemi parë si një hobi. Për këtë arsye, kemi shkuar në rrugë të ndryshme. Thjesht atyre nuk ju ka interesuar aq shumë muzika si mua. Nuk ishin vetëm vëllezërit e mi, pasi më vonë erdhën edhe dy persona të tjerë dhe u bëmë pesë anëtarë në grup. 

Mesa duket, ndarja nga grupi ka qenë pozitive për të, duke qenë se pati një sukses të padiskutueshëm me këngën e tij. Anton na ka dhënë një shpjegim më të detajuar për këtë projekt:

Ato tekste vetëm dalin prej kokës sime. Tekstet i bëj unë vetë. Ndonjëherë më ndihmon producenti im. Ka kohë që e kam shkruar tekstin. Gati çdo natë shkruaj.

Artisti u shpreh se për gati dy vite, ai ia ka dedikuar çdo moment të jetës muzikës, ku ka hequr dorë edhe nga biznesi i tij. Gjithashtu, ai pohoi se ai bën muzikë sepse e ka shumë pasion dhe se nuk dëshiron të bëjë karrierë në këtë fushë vetëm për të pasur famë.