Anulohet censusi në Maqedoninë e Veriut. Pas bisedimeve disa orëshe mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe opozitarit Hrisitjan Mickoski, u ra dakord për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator. Ishte vet kreu i VMRO-DPMNE që njoftoi datën 5 shtator për nisjen e censusit. Sipas Mickoskit kjo bëhet për të mbrojtur popullatën nga pandemia.
Regjistruesit gjatë periudhës që vjen do të vaksinohen dhe regjistrimi në vend që të zbatohet më 1 prill do të anulohet për më 5 shtator. Kjo metodë u zgjodh për të mbrojtur popullatën.
Por marrëveshja e dy liderëve maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për regjistrimin në Maqedoni është anulim vetëm për censusin e popullsisë brenda vendit, proces që duhet të mbahej nga 1-21 prill.
Kjo nuk vlen për aplikacionin online të vetregjistrimit që ka të bëjë me diasporën. Akordi i sotëm i jep kohë shtesë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë, që të regjistrohet deri më 30 shtator.
Arsyetimi i dy liderëve maqedonase për anulimin e regjistrimit në Maqedoninë Veriore është për shkak të pandemisë, ku përkatësisht regjistruesit duhet të kenë marrë dy doza të vaksinave.
Ndërkaq, deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar online mbi 170 mijë persona nga Diaspora. Gati 1/3 e tyre janë nga Zvicra. Vetëm gjatë ditës së diel kishte mbi 11 mijë të vetregjistruar.