Lifestyle Love & Sex

Aq e pati edhe magjia e festave…/Janari me numrin më të lartë të divorceve!

Statistikat tregojnë se ka një lidhje logjike mes muajve të vitit dhe divorceve. Sezoni i festave mund të ndikojë në të menduarit tuaj, duke ju shtyrë të rivlerësoni marrëdhënien tuaj me bashkëshortin, por edhe t’i shtyni vendimet për më vonë. Në bazë të analizave, ekspertët zbuluan se numri më i madh i divorceve ndodh gjatë muajit janar. Ata arritën në përfundimin se kjo është për shkak se njerëzit shmangin tematika të dhimbshme dhe marrjen e vendimeve të mëdha gjatë pushimeve.

Njerëzit tërhiqen nga euforia e festave dhe më pas i lënë të gjitha problemet e martesës dhe familjes për më vonë dhe kur vjen janari, gjithçka që i ka dëshpëruar gjatë pushimeve del në sipërfaqe. “Pushimet janë një periudhë kur emocionet ngrihen në një nivel më të lartë, ndaj nëse jeni të pakënaqur në martesë ose jeni të zemëruar me partnerin tuaj, kjo periudhë mund të jetë një pikë kthese,” thotë avokati i divorcit, Jaime Groza.

Nga ana tjetër, shumë njerëz në dhjetor magjepsen nga dekorimet, dritat, bien nën ndikimin e muzikës së mrekullueshme, magjike të festave, aq sa besojnë se gjithçka mund të kthehet dhe të shkojë për mirë. A po ju ndodh të ziheni me të dashurin e zemrës tuaj?! Mos vallë ‘fajin’ për këtë e kanë festat e fundvitit dhe fakti që jeni nervozë? Disa terapistë kanë zbuluar disa nga grindjet më të zakonshme që çiftet kanë gjatë pushimeve, si dhe këshillat se si t’i zgjidhni ato. Familja mund të jetë një nga arsyet kryesore që çiftet zihen gjatë pushimeve.