Sport

Arabia Saudite kërkon arrestimin e Ronaldos, bëri gjestit ndaj të shëmtuar pasi tifozët thirrën emrin e Messi-t!

Futbollisti Portugez Cristiano Ronaldo ka qënë shpesh në qendër të polemikave për sjelljen e tij në fushë, agresivitetin dhe gjestet ndaj lojtarëve, mirëpo veprimi i tij i fundit nuk mund të mbyllet duke u ndëshkuar me një karton të verdhë por mund të çojë në pasoja të rënda për lojtarin e ekipit arab.

Kundërpërgjigjia ndaj tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes së ekipit arab Al Hilal, me të cilin luan ku tifozët nisën të këndonin kore për Lionel Messin ka revoltuar opinionin saudit, i cili ka kërkuar  arrestimin e tij.

Prekja e pjesës së tij intime ka shkaktuar polemika të shumta, ndërsa një tjetër ide është dëbimi i tij nga Arabia Saudite. Nouf bin Ahmed, një avokat në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare të tregtisë pranoi se do të bëjë kërkesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite për të marra masa të rënda ndaj Ronaldos.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka pasur një reagim të ashpër pasi tifozët e konsiderojnë të papranueshme sjelljen e fituesit të 5 Topave të Artë.

“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turma provokoi Ronaldon, ai nuk dinte si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, shkruan avokati i futbollistit.

Ronaldo u shfaq i indinjuar pas ndeshjes së ekipit të tij me Al Hilal, të cilën e humbën me rezultatin 2-0.