Celebrities Gossip Showbiz

Ariana Grande më e lumtur se kurrë gjatë festimeve me Dalton Gomez!

Ariana Grande ndau një foto të rrallë të bashkëshortit të saj Dalton Gomez të shtunën, teksa festonin Ditën e Falënderimeve me familjen e saj dhe yjet nga “The Voice”. Këngëtarja 28-vjeçare ndau një sërë fotosh dhe videosh nga festimet, duke përfshirë një prej saj dhe Dalton me qenin e tyre Toulouse.

Ariana e fshehu fytyrën e saj në gëzofin e qenit ndërsa Dalton qeshte. Bukuroshja brune ka ndarë disa klipe të familjes së saj të gjithë së bashku për festën kombëtare, duke kërcyer dhe kënduar. Konkurrentët e “The Voice” dhe dyshja babë e bir, Jim dhe Sasha Allen ishin gjithashtu të pranishëm, të cilët performuan një interpretim të këngës klasike të “The Beatles” rrethuar nga anëtarët e ekipit të shfaqjes.

Një tjetër videoklip shfaqi familjen e Ariana, duke përfshirë vëllain e saj Frankie, duke kërcyer rreth e rrotull ndërsa alarmi ra në sfond. Krijuesja e hiteve ndau gjithashtu një foto të ëmbël të prindërve të saj, Joan Grande dhe Ed Butera duke luajtur së bashku ‘Codenames’.

Dalton dhe Ariana u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Montecito në Kaliforni në maj të vitit 2021. Kujtojmë, se ylli shpërtheu në lot në “The Voice” të martën kur u zbulua se anëtarët e ekipit të saj Jim dhe Sasha ishin në rrezik të shkonin në shtëpi.