Gossip Pardon My French

“Arjan Konomit i kam lënë zotin” shpërthen Meridian Ramçaj…

Meridian Ramçaj ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo. Përveçse ka folur për ish-konkurrentë dhe konkurrentë të “Për’puthen”, ish-opinionisti ka reaguar edhe për përplasjen me Arjan Konomin.

Arjan Konomit i kam lënë zotin. Më gjeni një koment apo një status në Instagramin tim ku unë e kam ofenduar. Nuk e kam bërë asnjëherë, ta fyej apo ta ofendoj,” është shprehur ai.

Ndërkohë, javën e kaluar ishte Arjan Konomi në TAR dhe tha se Meridiani po shkel normat e respektit duke e shfrytëzuar këtë gjë për një imazh dhe për të bërë pak emër në ato ‘medemek’ portale. Konomi shtoi se në këtë rast, i vjen keq që ka zbuluar gjëra të programit të puntatave para se ato të trasmetohen.