Celebrities Gossip Pardon My French

Arjan Konomi flet publikisht për ‘sherrin’ me Meridian Ramçaj…

Analisti i njohur, Arjan Konomi, njihet në përgjithësi për paraqitjet televizive, përfshirë edhe punën ndër vite me shkrime të shumta.

Tashmë e njohim të gjithë si opinionistin e programit të njohur  “Për’puthen”. Mbrëmjen e sotshme ishte i ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

Normalisht që fokusi i intervistës ishte tek Për’puthen dhe ngjarjet e njëpasnjëshme që ndodhin aty duke krijuar shumë polemika nga konkurrentët, ish-konkurrentët dhe deri tek vetë opinionistët.

“Për’puthen Prime” e nisi trasmetimin me dy opinionistë shtesë, përveç Arjan Konomit i cili shfaqet çdo ditë tek “Për’puthen” ditore. Në ekran u shfaqën Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj. Pikërisht me këtë të fundit, duket se ka patur një përplasje me Arjan Konomin dhe është larguar. Mirpo ‘thumbat’ ndaj njëri-tjetrit vazhdojnë ende në mënyrë virtuale.

Gjatë intervistës në TAR, i pyetur për këtë ngjarje, Arjani shprehet:

S’kam ndonjë debat virtual, ishte një përgjigje. Meridiani ishte një person që u quajt opinionit, ndoshta për t’i bërë qejfin atij dhe për ta stimuluar dhe për ta sjellë aty në një pozicion dhe ndërkohë që ti i jep kënaqësinë këtij njeriu që të ketë një rol të rëndësishëm duke i vënë edhe një emër “opinionist” që ndoshta nuk ka as ‘background’ për të qenë i tillë.

Kjo mënyra që përdorin personazhet kur largohen, që shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me emisionin, mënyra më duket si ato ‘hutat që ushqehen me kërmat e kafshëve”…

Në këtë rast po shkel edhe normat morale edhe normat e respektit që i janë bërë dhe po shfrytëzon këtë gjë për një imazh tëndin dhe për të bërë pak emër në ato ‘medemek’ portale dhe në këtë rast më vjen keq që ka zbuluar gjera të programit të puntatave para se të trasmetohen…

Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni për shkakun e “sherrit” mes Arjan Konomit dhe Meridian Meçaj, ja si nisi gjithçka:

Fillimisht, ata të dy e kanë thumbuar njëri-tjetrin me disa statuse të bëra në Instagram.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Meridianit, në të cilin shkruante:

Kristian, uroj që të transmetohet i plotë debati yt me Arjan Konomin dhe të mos pritet asgjë!”. Sipas tij, gjatë këtij debati janë zbuluar lidhje të fshehta të “Përputhen” dhe shumë sekrete të tjera.

Pas kësaj, Arjani i është kthyer akoma më keq në Instagram.

Ti njeri me atë emër aq qesharak, Merdan. Je bërë një hale ku personazhet tanë përmjerin fekalet e tyre, me të cilat t’i mbush gojën dhe i gëlltit me aq shumë shije. Mirënjohje për këtë rol kaq të dobishëm! -ka shkruar ai.

Meridiani i është kundërpërgjigjur me një status po kaq ironizues dhe “tallës”.

Intelektualit të vetëquajtur me mbiemër të përshtatur aq mirë, Kondomi. Nuk di…mllefi vjen nga hormonet e pashfryra apo terrori e ka kapur në palcë nga zbulimi i së vërtetës? Në fakt ka të drejtë të mërzitet: 3 dalje në opinion ia kaluan në vëmendje 1 viti që leh cdo ditë e vjell vrer. Jam kurioz të di kush ka qenë redaktor i veprave të këtij mjeshtri që fjalor ka atë të rrugëve dhe keqardhje për ata që kanë harxhuar kohë dhe para duke blerë pallavra deliresh! Gëzuar i ndjerë festën e Novruzit, qetësi e paqe me veten tuaj, epoka juaj ka kaluar, na jepni pak ajër se na mbytët në erë krome! Shekspiri do të shkruante për dramën tuaj “Shumë LOT për asgjë”.

Meridiani nuk e ka lënë me kaq. Ai ka bërë një status tjetër ku ka shkruar:

Ah se harrova…nuk të kam ngacmuar më shumë pas lutjeve të shumta mes njohjesh të përbashkëta, por kur e ngacmon folenë e bletëve vetë prit pasojat e thumbave se mjaltin nuk ta lë njeri! Por unë e di, patjetër do jetë dikush që të ka vjedhur Instagramin pasi ti nuk je i këtij niveli dhe as që di ta përdorësh Instagramin sic thua shpesh!