1këngëx2

Artion Vreto flet për rrugëtimin e tij në Top Albania Radio!

“1këngëx2”, emisioni maratonë ditën e sotme në TAR, erdhi për të festuar 24-vjetorin e radios më të madhe në Shqipëri, me të ftuar specialë, intervista ekskluzive, lidhje telefonike dhe quiz-e të ndryshme për të gjithë dëgjuesit besnikë të Top Albania Radio.

I ftuar ditën e sotme në TAR përmes një lidhje telefonike ishte Artion Vreto për të na treguar gjithçka nga eksperienca e tij në Top Albania Radio. Ai na tregon se kur e ka nisur punën e tij në TAR.

Pasioni im i parë është media. E kam nisur në moshën 17 vjeç. Ishim të rinj, kam punuar në TAR në vitin 1999. Ishte një periudhë që të gjithë ishin të çuditur, sepse të filloje punë në një radio, e aq më tepër në TAR, radion më të mirë në Ballkan, ishte e madhe. Mbaj mend muajt e parë sa emocione kisha përballë mikrofonit dhe përgjegjësisë që kisha. Ndiheshim krenarë që ishim pjesë e TAR.

Ndërkohë, Vreto nuk mundi të mos i përgjigjej pyetjes rreth rrogës së tij të parë.

Ka qenë pasioni dhe jo puna. Rroga ime e parë ka qenë 300 mijë lekë të vjetra, në vitin 1999 kanë qenë shumë në atë kohë.

Ekskluzivisht për TAR, Vreto na tregon se ku gjendet momentalisht, teksa gjithashtu na tregon planet që ka për një rikthim të mundshëm.

Jam në Shqipëri, por jam shkëputur nga media. Kam një dëshirë brenda vetes të rikthehem.