Gossip Sport

Aspak të hijshme, gjestet e trajnerit të Gjermanisë pas humbjes ndaj Anglisë “ndezin” rrjetin!

Tekniku gjerman, Joachim Low nuk e fshehu zhgënjimin e madh në humbjen me Anglinë 0-2 e vuri në dukje se nuk u shfrytëzuan të gjitha rastet ndonëse kishin besim në një rezultat të mirë. Aq keq e priti sa nisi duke bërë gjeste të pahijshme dhe të çuditshme të lëpirjes së gishtërinjve, të cilët fillimisht i fuste në hundë.

Trajneri ka qenë në krye të ekipit kombëtar gjerman që nga viti 2006, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014, por e dinte para turneut se ai do të largohej nga posti pavarësisht se çfarë ndodh në Euro 2020. Low është gjithashtu i njohur për zakonet e tij të ‘këqija’, pasi ai shpesh është kapur duke nuhatur gishtat pasi i fuste në hundë.

Kontrata e 61-vjeçarit si trajner i ekipit kombëtar përfundoi ndërsa Gjermania humbi në Wembley ndaj Anglisë në fazën e 1/8-tës në Euro 2020. Përderisa fitorja e Anglisë ndihej pak e pazakontë, veprimet e Low në fakt dukeshin të zakonta për të.

Njihuni me reagimet e tij:

Më poshtë keni disa video të gjesteve të Low dhe reagime të përdoruesve të rrjeteve sociale:

https://twitter.com/ch3ng_19/status/1409932290403176450?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409932290403176450%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fjoachim-low-u-kap-perseri-duke-bere-gjestet-e-tij-te-zakonshme-gjate-humbjes-ndaj-anglise%2F

Rikujtojmë, se sot dhe nesër nuk do të luhet asnjë ndeshje në Euro 2020. Takimet ristartojnë të premten e 2 korrikut me Zvicër-Spanjë në orën 18:00 e në 21:00, Italia do të përballet me Belgjikën.