@ The Movies @ The Movies @ The Movies @ The Movies

@ The Movies

Për kinema-dashësit vjen një program i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse.

Quiz-e për të fituar bileta, të ftuar në studio nga bota e artit të 7-të si dhe ndërveprim me shikuesit e filmave në kohë reale. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj.

Çdo të premte, 14:00 - 15:00

Hosts & DJs

Backrooms
Një seri videosh shqetësuese shtëpiake kapin ngjarje mbinatyrore që terrorizojnë dëshmitarët e tyre.
The Mandalorian & Grogu
Mandaloriani dhe Grogu nisin misionin e tyre më emocionues në një aventurë krejt të re të Lufta e yjeve. Perandoria e keqe ka rënë dhe komandantët imperialë janë shpërndarë nëpër galaktikë. Ndërsa Republika e Re, ende e brishtë, përpiqet të mbrojë gjithçka për të cilën luftoi Kryengritja, ajo kërkon ndihmën e gjuetarit legjendar të shpërblimeve Mandalorianit, Din Djarinit (Pedro Pascal), dhe nxënësit të tij të ri, Grogut.
In the Grey
Ngjarja zhvillohet rreth dy specialistëve të nxjerrjes së naftës, të cilët duhet të caktojnë një rrugë arratisjeje për një negociatore të lartë. Një ekip i fshehtë operativësh elitarë jetojnë në hije. Kur një despot i pamëshirshëm vjedh një pasuri prej një miliard dollarësh, ata dërgohen për ta marrë atë mbrapsht - një grabitje e pamundur që shpërthen në një lojë vdekjeprurëse strategjie, mashtrimi dhe mbijetese.
Sneaks
Një aventurë e ngrohtë dhe e këndshme vizatimore ndjek një palë atlete të veçanta – Tajin dhe Maksinën. Ndërkohë që Taji ëndërron për sigurinë e kutisë së tij të rehatshme, Maksina dëshiron të përjetojë jetën në këmbët e njerëzve të vërtetë. Adoleshenti Edson i fiton në një lotari, por atletet shumë shpejt vidhen nga një koleksionist i fiksuar që i ndan gjatë një ikjeje dramatike nëpër Nju Jork. Taji bashkohet me atleten e rrugës Xhej Bi për të gjetur Maksinën, ndërkohë që ajo tenton të çlirohet nga robëria luksoze dhe të kthehet tek pronari i saj i vërtetë. Në një udhëtim plot sfida personale dhe ngjarje të pazakonta, Taji dhe Xhej Bija zbulojnë që gëzimi i vërtetë kërkon edhe përqafimin e dhhimbjes, pasi jeta është udhëtim, edhe kur je thjesht një atlete e vogël në një qytet të madh.
Mortal Kombat 2
Nga studioja New Line Cinema vjen “Mortal Kombat II”, kapitulli më i ri i sagës legjendare filmike në gjithë brutalitetin e saj. Kampionët e dashur, të bashkuar me Xhoni Keixhin, hyjnë në përballjen përfundimtare kundër sundimit të errët të Shao Kanit, i cili kërcënon mbijetesën e Perandorisë së Tokës. Rolin e Xhoni Keixhit e luan Karl Urban. Filmi drejtohet sërish nga Simon McQuoid, me skenar nga Jeremy Slater-it, bazuar në videolojën e krijuar nga Ed Boon dhe John Tobias. Me skena epike luftimesh, mitologji të pasur dhe homazhe ndaj materialit origjinal, filmi premton të jetë një tjetër sukses i madh për fansat e sagës dhe dashamirësit e filmave aksion.
The Devil Wears Prada 2
Vazhdimi i shumëpritur i filmit "Djalli vishet me Prada". Njëzet vjet pas roleve të tyre ikonike si Miranda, Endi, Emili dhe Naixhel, Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci rikthehen në rrugët e modës në Nju Jork dhe në zyrat elegante të revistës Runway në “Djalli vishet me Prada 2”, vazhdimi i shumëpritur i fenomenit të vitit 2006 që shënjoi një brez të tërë. Regjia është nga David Frankel, ndërsa skenari është shkruar nga Alina Brosh McKenna. Filmi është prodhuar nga Wendy Finerman, ndërsa producentë ekzekutivë janë Michael Bederman, Karen Rosenfelt dhe Aline Brosh McKenna.
The Sheep Detectives
"The Sheep Detectives", një “Whodunit” argëtues për gjithë të familjen, tregon jetën e bariut George Hardy (Hugh Jackman), i cili i do delet e tij dhe u lexon romane misterioze çdo natë. Ajo që George nuk e di është se delet e tij jo vetëm që kuptojnë çdo komplot të ndërlikuar, por edhe debatojnë për orë të tëra mbi të, të udhëhequra nga një dele mendjemprehtë, zëri i së cilës bëhet nga Julia Louise-Dreyfus, Bryan Cranston, Patrick Stewart, Brett Goldstein dhe Regina Hall. Kur George i tyre i dashur vdes në mënyrë të papritur, kopeja e kupton menjëherë se ky nuk është një aksident—është një rast i vërtetë! Me policin lokal krejtësisht të paaftë, delet guximtare arrijnë në përfundimin se duhet të lënë për herë të parë sigurinë e livadhit të tyre irlandez. Misioni i tyre është të përdorin mençurinë kolektive për të zgjidhur çështjen dhe për të mbrojtur familjen e tyre.
Michael
Michael është paraqitja kinematografike e jetës dhe trashëgimisë së njërit prej artistëe më me ndikim që ka njohur bota. Filmi tregon historinë e jetës së Majkëll Xheksonit përtej muzikës, duke ndjekur udhëtimin e tij nga zbulimi i talentit të tij të jashtëzakonshëm si udhëheqës i Jackson Five, deri tek artisti vizionar ambicja kreative e të cilit i dha jetë një përpjekjeje të paepur për t’u bërë artisti më i madh në botë. Duke treguar jetën e tij jashtë skene dhe disa nga koncertet e tij më të famshme gjatë viteve të para të karrierës solo, filmi i ofron audiencës një pame nga afër dhe të paparë ndonjëherë të Majkëll Xheksonit. Këtu nis historia e tij. Në filmin Michael luajnë Jaafar Jackson në debutimin e tij në filma të metrazhit të gjatë, Nia Long (Empire, filmat The Best Man ), Laura Harrier (BlacKkKlansman, Spider-Man: Homecoming) dhe Juliano Krue Valdi (The Loud House, Arco), me Miles Teller (Top Gun: Maverick, Whiplash) adhe dy herë kandidatin e çmimit Academy Award® Colman Domingo (Sing Sing, Rustin). Me regji të Antoine Fuqua, regjisori fitues i çmimeve i filmave Training Day, Olympus Has Fallen dhe pantenoit The Equalizer , me skenar nga tre herë kandidati i çmimit Academy Award® nominee John Logan (Gladiator, The Aviator), filmi vjen nga producenti fitues i çmimit Academy Award® Graham King (The Departed, Bohemian Rhapsody), John Branca (producent ekzekutiv i This Is It, Thriller 40) dhe John McClain (producent ekzekutiv i This Is It, Michael Jackson Live at Wembley July 16, 1988).
The Super Mario Galaxy Movie
The Super Mario Galaxy Movie është një film i animuar i bazuar në botën e Super Mario Bros., dhe ndjek an animated film based on the world of Super Mario Bros., The Super Mario Bros. Movie, që doli në 2023 dhe fitoi mbi 1.3 miliard dollarë në mbarë botën. Si filmi i vitit 2023 edhe The Super Mario Galaxy Movie janë prduksione të Chris Meledandri nga Illumination dhe Shigeru Miyamoto nga Nintendo. Filmi do të bashkë-financohet nga Universal Pictures dhe Nintendo dhe do të shpërndahet globalisht nga Universal Pictures. The Super Mario Galaxy Movie vjen me regji të regjisoriëve që rikthehen filmmakers Aaron Horvath dhe Michael Jelenic, me skenar nga skenaristi i mëparshëm Matthew Fogel, dhe Brian Tyler që rikthehet për kompozimin e muzikës së filmit.