Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Amsterdam. Atletja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze duke luftuar për vendin e parë deri në momentet e fundit me rivalen gjermane Krause. Në këtë mënyrë, Gega e mbyll këtë turne me një medalje të argjendtë.