Celebrities Gossip Showbiz

“Banorët e “BBV3″ janë të bukur…”, zbulohen detaje të reja nga Blendi Salaj!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Gjatë mëngjesit të sotëm në emisionin “Wake Up”, moderatori Blendi Salaj ka treguar disa detaje mjaft interesante në lidhje me banorët dhe edicionin e ri.

Blendi: Shtëpia do të jetë fenomenale. Takova njerëz që po merrem me këtë punë, edhe ndihet eksitimi. Pashë murin me banorët. Unë i di, janë të gjithë në kokën time por nuk mund t’i them… Pash murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them

Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve

Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm

Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?

Blendi Salaj: Mendoj se po… edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë…

Këtë vit njerëzit janë shumë kuriozë, pasi ky sezon vjen me ndryshime të shumta. Vetëm pak më parë është zbuluar se regjisori i këtij i sezonit të tretë “BBV” do të jetë Ergys Lubonja. Në një intervistë ai ka zbuluar risitë dhe disa të reja teknike.