Mbrëmjen e kaluar, teksa Meritoni ka shtypur butonin e kuq, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë atyre që të lexojnë disa nga titujt e lajmeve që janë shkruar për ta në portale. Teksa kanë qenë të ulur në dhomën e ndjenjës, në ekranin e tyre është shfaqur një prej titujve të lajmeve në të cilin shkruhej:
Heidi do të përballet në BBV me Massimiliano Varrese-n? Ish-banori i “GF” bën veprimin e papitur.
Ndërkohë që e ka lexuar, Heidi është ndjerë shumë në siklet dhe ka thënë:
Nejse na duhet të merremi edhe me gjërat e Italisë.
Në këto moment ka ndërhyrë Meritoni, i cili ka thënë:
Ka ndonjë denoncim?
Heidi: Nuk dua të flas për këtë pjesë.
Romeo: Çfarë mund të ketë bërë ky?
Meritoni: Fakti që ka dalë në portale, publiku e di. Ndoshta do ishte më mirë ta kishe sqaruar. Fol sepse ke hapësirë televizive.
Heidi: Jo, Meriton, nuk dua të flas për këtë.
Meritoni: Ka të bëjë me gjyqin?
Heidi: Nuk e di, nuk mund të flas për këto gjëra.
Romeo: O zemra, lërë këtë temë o burrë.