Celebrities Showbiz

Beatrix në nominim, Anxhelina Hadërgjonaj i jep ‘zemër’!

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Dashuria e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe duket se në pak kohë ata kanë kaluar mjaft vështirësi, duke qenë se një raport i tillë brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, është edhe më intensiv.

Ndërkohë, duket se dyshja do të përballet me një tjetër vështirësi, pasi në nominimin e fundit janë pikërisht Donaldi, Beatrix, si edhe Einxhel Shkira. Me siguri dyshja uron daljen e kësaj të fundit, në mënyrë që mos të ndahen nga njëri-tjetri.

Duke qenë se pas një kohe të gjatë nuk ishte në nominim, kësaj radhe Trixa po e ndjen veten mjaft të rrezikuar për eliminim nga shtëpia. Lidhur me këtë ka reaguar dhe kushërira e saj, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj.

Anxhelina ka postuar dy fotografi njëra pas tjetrës në InstaStory. E para është një foto e Beatrix, ndërsa të dytën e ka shoqëruar me një shkrim. Ajo shkruan:

Disa njerëz nuk do të të pëlqejnë kurrë sepse shpirti yt i irriton demonët e tyre.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë, Anxhelina kishte shpërndarë një foto të Triksës gjatë spektaklit, krahas të cilës shkruante: “Shpirt i bardhë”. Megjithatë këngëtarja është ndeshur në mesazhe me një adresë e cila i shkruante:

Nëse është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo.

Këto fjalë e kanë zemëruar mjaftueshëm Anxhelinën, e cila ka publikuar bisedën në InstaStory duke zbuluar dhe përgjigjen e saj. Ajo i kthehet komentuesit:

Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë.