Gossip Showbiz

Grimeri i Jenner, Ariel Tejada, promovon byrekun shqiptar të përgatitur nga Albërije Hadërgjonaj!

Ariel Tejada, grimeri i famshëm i personazheve më të njohur të Hollywood-it si Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një moment të veçantë dhe shumë të dashur për shqiptarët: shijimin e një byreku tradicional shqiptar.

Në një video të publikuar në profilin e tij, Tejada shihet duke provuar një byrek me mish dhe spinaq, të përgatitur nga këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj.

Ai nuk i kurseu elozhet, duke e cilësuar atë si “byreku më i mirë shqiptar”, tekst që e shkroi edhe sipër videos.

Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjet, duke mbledhur mijëra pëlqime, shpërndarje dhe komente pozitive nga ndjekës shqiptarë, të cilët u ndjenë krenarë për promovimin e kuzhinës tradicionale.

Ky moment i thjeshtë, por shumë domethënës, është një tjetër dëshmi e vlerës që kuzhina shqiptare mund të ofrojë në arenën ndërkombëtare, sidomos kur prezantohet nga figura me ndikim si Ariel Tejada.

Duhet theksuar se Ariel ka një marrëdhënie të afërt me Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërijes, dhe jetojnë prej vitesh në SHBA, gjë që ka afruar më shumë miqësinë e tyre dhe kontaktin me kulturën shqiptare.