Celebrities Gossip Showbiz

Bella Hadid sapo na konfirmoi lidhjen e saj të re romantike…

Nuk ka asnjë dyshim që Bella Hadid është një nga modelet më të famshme dhe të talentuara. Megjithatë, ajo ka preferuar që jetën e saj t’a mbajë larg syve të publikut. Pas marrëdhënies së saj të bujshme me këngëtarin The Weekend, si dhe ndarjen e tyre që habiti jo pak fansat, shumë pah dihet mbi jetën e saj private.

Ndoshta deri më tani, fansat nuk e kanë imagjinuar supermodelen me dikë tjetër që s’është The Weeknd, por mesa duket Bella e ka lënë plotësisht pas të shkuarën e saj me të. Së fundmi, modelja ka postuar një foto me atë që duket se është partneri i saj i ri.

https://www.instagram.com/p/CREDF1RNOr_/

Bella ka postuar një galeri me foto dhe ajo që na bëri përshtypje ishte pikërisht fotoja e fundit. Modelja shihet shumë e lumtur në krahët e të dashurit të saj të ri. Ajo ka shkruar:

Periudha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, duke punuar fort dhe e dashuruar.

I dashuri i ri i Bella-s, Marc Kalman nuk është një emër krejtësisht i panjohur për publikun. Ai është drejtor artistik, i njohur për punën e tij në albumin e reperit Travis Scott. Nuk dihet ende se sa kohë kanë që po dalin bashkë, por Hadid u pa për drekë me Kalman në New Work në fillim të qershorit. Romanca e re e 24-vjeçares vjen pas lidhjes së saj me The Weeknd, me të cilin i dha fund në vitin 2019.

Rikujtojmë se, së fundmi Bella Hadid duket se po ndan kohën e saj mes Festivalit të Filmit në Kanë dhe Javës së Modës në Paris. Modelja ka shpërndarë një album fotosh ku duket e thjeshtë, por e bukur sigurisht, duke fluturuar për në Paris.