Celebrities Gossip Showbiz

Beniada Nishani paralajmëron surprizën e radhës!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

E duket se pas përfundimit të spektaklit, Beni ka nisur fuqishëm me projekte të reja televizive dhe jo vetëm. Pak më parë, bukuroshja na ka paralajmëruar për një projekt të ri që do të nisë edhe pse nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër duke na bërë shumë kuriozë lidhur me këtë pjesë.

E duke njohur tanimë tipin e saj shumë ‘funny’ shpesh bukuroshja ndan me ne video nga përditshmëria e saj që na bëjnë me të vërtetë për të qeshur. Siç ka ndodhur së fundmi ku teksa ka shpërndarë në rrjete sociale një video ku ‘i ankohet’ policëve për gjobat e vëna.

Më parë në një postim të bërë nga Top Albania Radio ku shfaqej modelja duke i dhënë makinës dhe duke kërcyer ne ‘e paralajmëruam’ që të tregohet e kujdesshme.

Kujtojmë se Beniada ka qenë një nga banoret më të komentuara dhe të dashura nga publiku dhe ajo është shprehur se ky ‘Big Brother’ ka qenë një rrugëtim i vecantë, eksperienca më e bukur e jetës së saj dhe se i mungojnë kërcimet, momentet e bukura, surprizat dhe shumë e shumë të tjera.