Celebrities Gossip Showbiz

Kriset miqësia pas BBVA? Veprimi i Selin, Mateos dhe Gimbos ndez rrjetin!

Marrëdhënia mes Selin, Mateo dhe Gimbo duket se ka pësuar një krisje të fortë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.

Treshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi u shfaq shumë e afërt dhe krijoi një miqësi të fortë, po komentohet gjerësisht në rrjete sociale pas disa lëvizjeve që fansat i kanë interpretuar si shenjë të një përçarjeje.

Gjithçka nisi kur Selin hoqi Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram. Pak më pas, edhe Gimbo bëri të njëjtin veprim, ndërsa Mateo reagoi duke i bërë “unfollow” të dyve, gjë që ndezi menjëherë aludimet për një prishje të raportit mes tyre.

Situata ka rikthyer në vëmendje edhe deklaratat e Mateos gjatë “Post BBVA”, ku ai u shpreh se Selin nuk e meritonte fitoren, pasi sipas tij nuk kishte zhvilluar një lojë fituese. Komenti i tij u prit me zhgënjim nga Selin, e cila u duk e prekur nga qëndrimi i ish-mikut të saj.

Nga ana tjetër, vetëm pak kohë më parë Mateo kishte folur publikisht për afrimitetin me Gimbos, duke e cilësuar si një nga miqësitë më të rëndësishme që krijoi gjatë eksperiencës në reality show.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim publik për të sqaruar se çfarë ka ndodhur realisht, por zhvillimet e fundit kanë mjaftuar që fansat të besojnë se miqësia e tyre tashmë është thyer.