Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh dhe, për finalen, ne ua bëjmë edhe më të vështirë.
Në finalen e 25 Majit, “Big Brother VIP” do të keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BBV” nuk mund t’i iki as TAR.
Me komentin e Elona Duros dhe Eni Shehut, e ashtuquajtura “epidemi popullore” vjen e komentuar moment mbas momenti me të ftuar nga më pikantët në një watch party të vërtetë të dokumentuar në radio.