Fenomeni i Big Brother VIP Albania vazhdon të dominojë ekranin dhe rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga formatet më të komentuara të vitit.
Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin para ekranit, finalja e madhe po transmetohet edhe në Top Albania Radio, duke sjellë emocionet e spektaklit në kohë reale.
Me komentet e moderatorëve si Elona Duro, Niko Komani dhe Jonida Alickolli, “epidemia popullore” e BBV po analizohet moment pas momenti, e shoqëruar me të ftuar të ndryshëm nga bota e showbiz-it.
Një nga personazhet e para në finale ishte ish-banorja Edisa Demollari, e cila u lidh live nga studio dhe ndau mendimet e saj për spektaklin.
Ajo nuk i kurseu emocionet, duke shprehur admirim për hapjen madhështore të finales, por edhe një ndjenjë pendese që nuk ishte pjesë e saj:
Finalja ishte tepër e bukur… u bëra pishman që nuk hyra që ditën e parë. Nëse ka Big Brother 6, unë e para hyj
-u shpreh ajo.
Natyrisht, nuk mund të mungonte as tema më e nxehtë e ditës, debati i saj me Arjan Konomi. Edisa theksoi se gjithçka tashmë i përket së shkuarës:
E mbyllëm sot… nuk ndihem më keq për të thënë fjalë të këqija.
Ajo shtoi gjithashtu se edhe raporti i tensionuar me Brikenën është zbutur:
I kemi sheshuar armiqësitë…
Me deklarata të tilla dhe emocione të forta, finalja e BBV po vjen jo vetëm si një garë për çmimin e madh, por edhe si një moment reflektimi dhe “paqeje” mes ish-banorëve.