Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Çdo të ndodhë pas finales me çiftin Brikena-Mateo?! Përgjigja e e banores ndezi studion! “Jo të gjitha…”

Fenomeni i Big Brother VIP Albania vazhdon të dominojë ekranin dhe rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga formatet më të komentuara të vitit. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin para ekranit, finalja e madhe po transmetohet edhe në Top Albania Radio, duke sjellë emocionet në kohë reale.

Nën moderimin e Elona Duro, Niko Komani dhe Jonida Alickolli, çdo moment i finales po analizohet me të ftuar të ndryshëm nga bota e showbiz-it.

Pas lidhjes live me ish-banoren Edisa Demollari dhe momentit emocional të surprizës së Mateos me babain e tij, në studio u përfshi edhe miku i tij, Ylberi, i cili shprehu hapur mbështetjen për lidhjen Mateo–Brikena.

Por surprizat nuk mbaruan këtu. Studio e TAR, u “ndez” edhe më shumë me lidhjen video-call të Brikena Selmanit, e cila u lidh live nga tapeti i kuq dhe ndau emocionet e saj pa filtra.

Për mua fakti që është Mateo në finale është si me qenë edhe unë. Ka treguar të gjitha ngjyrat dhe e meriton fitoren… unë fitoren time e kam marrë

-u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet qartë mbështetjen dhe ndjenjat e forta.

E pyetur për raportin me familjen e Mateos, Brikena nuk kurseu fjalët e mira për motrën e banorit:

Është një gocë shumë e mirë, shumë e dashur. Kemi folur dhe jam shumë e lumtur që e kam si kunatë.

Ndërsa pyetja më “pikante”, se ku do të jetojë dhe flejë Brikena pas finales në Tiranë, Elbasan apo Prishtinë, mori një përgjigje misterioze:

Jo të gjitha gjërat thuhen…

Me deklarata të tilla dhe emocione të forta live, finalja e BBV po shndërrohet në një spektakël të vërtetë surprizash, ku jo vetëm loja, por edhe ndjenjat janë në qendër të vëmendjes.